Droga dhe kriminaliteti

Droga është e lidhur ngushtë me kriminalitetin ne çdo shoqëri. Përdorimi i drogës është niveli me i ulte i kriminalitetit sipas legjislacionit te Republikës se Kosovës, ndërsa format tjera si prodhimi, kultivimi, transportimi, shitja etj përbejnë kriminalitet te nivelit me te larte.

Si shkak i përdorimit te drogës vjen deri te shfaqja e një numri te madh te veprave penale apo krimeve. Shume here ( ndalimit me ligj te përdorimit te drogave) personat për te siguruar droge kryejnë vepra penale duke filluar nga vjedhjet, grabitjet, lëndimet trupore etj. e sidomos ne raste te krizave edhe raste te dhunës ne familje. Policia e Kosovës ka raportuar se ka shume përdorues te drogave qe kryejnë vepra penale. Kryerja e këtyre veprave penale ne te shumtën e rasteve janë te motivuar për përfitime personale ku personat me qellim qe t’i sigurojnë vetes te holla për te blere droge ne mënyra ilegale apo ne tregun e zi. Këto vepra ne te shumtën e rasteve janë vjedhjet e ndryshme duke filluar nga vjedhjet me te lehta deri tek ato me te renda( vjedhjet me thyerje, grabitjet, vjedhjet grabitqare etj). Pastaj shume nga veprat penale ( krimet) kryhen edhe ne fushën e trafikut ku personat nen ndikimin e përdorimit te drogave shkaktojnë aksidente te ndryshme te trafikut qofshin ato me dëme materiale, me lëndime te renda trupore apo edhe fatalitet. Kryesisht personat qe janë nen ndikimin e drogave rrezikojnë sigurinë ne komunikacion. Përdorimi i drogave përveç krimeve te lartcekura shkakton edhe disa pasoja tjera shoqërore. Ne te shumtën e rasteve përdoruesit e drogave e tejkalojnë tolerancën (dozën e përditshme) e si pasoje e kësaj vjen deri te humbja e kontrollit  dhe shkaktojnë një sere veprash penale te parapara me ligjet te ndryshme, shpeshherë vjen edhe deri te me e keqja, mbidoza,e  sidomos përdoruesit e drogave intravenoze (me injektim) te cilët njëherësh përbejnë edhe  rrezikun e përhapjes se sëmundjeve ngjitëse ( HIV, Hepatit B dhe C) si pasoje e përdorimit te gjilpërave dhe shiringave te përbashkët. Përdorimi i drogave, duke qene i përditshëm e ne vazhdimësi me i shpeshte brenda ditës është shume i kushtueshëm e pothuajse për shumicën i papërballueshëm materialisht, prandaj përdoruesit e drogave duke qene ne mungese te mjeteve materiale për blerjen e drogave nuk zgjedhin mjete se si te arrijnë deri tek to. Janë evidente shpesh ne Policinë e Kosovës rastet e dhunës ne familje ku kryes kryesisht janë përdoruesit e drogave. Kjo dhune kryesisht shfaqet ndaj prindërve, bashkëshorteve apo edhe fëmijëve. Nga përdorimi i drogave personat vartës ne mungese te mjeteve materiale për t’i siguruar dozat e caktuara futen edhe ne boten e prostitucionit qe përben po ashtu një lloj kriminaliteti. Nga kjo dukuri mese shumti janë te rrezikuara përdorueset femra, ku për ta siguruar dozën, ne mungesë te parave detyrohen te ushtrojnë prostitucion, e se fundmi ne vendin tone nga kjo dukuri nuk janë te përjashtuar as edhe përdoruesit meshkujt.

Përveç rasteve te përdorimit te drogave qe shkaktojnë vepra penale janë te njohura ne literaturën kriminologjike dhe kriminalistike edhe rastet tjera si kultivimi, prodhimi, posedimi apo tregtimi . Shume here personat qe merren me trafikimin e drogave duke tentuar qe ta mbajnë nen kontrolle një territor te caktuar për shitje  kryejnë edhe vepra tjera penale duke kërcënuar blerësit qe te mos ndërrojnë shitësit (dileret), duke u shkaktuar lëndime trupore përdoruesve (klientëve), apo edhe vrasje ndaj grupeve kundërshtare. Shpeshherë grupet për shkaqe te rivaliteteve te ndryshme ne tregun e drogës dhe ndikimeve përfundojnë deri ne konflikte te armatosura mes bandave. Nga përfitimet e shitjes se drogave shpeshherë te hollat tentohet te legalizohen qe ne legjislacion dhe literature është e njohur shprehja pastrim parash. Individ te ndryshëm shpesh here përfundojnë te kërcënuar, shantazhuar apo edhe vrare ne rastet qe kane te bëjnë me drogat. Sipas statistikave te Policisë se Kosovës 7% e krimeve kane te bëjnë drejtpërsëdrejti me drogat: posedim,kultivim dhe trafikim, ndërsa krimet tjera qe janë te lidhura ne mënyre indirekte me drogat( krimet kundër pasurisë, komunikacionet, jetës dhe shëndetit, dhunës ne familje) numri është shume me i madh.

 

Share