Çka është varësia prej duhanit?

Kur njerëzit bëhën të varur nga duhani, ata kanë dëshirë të parezistueshme dhe bëjnë sjellje të njëpasnjëshme për ta kërkuar dhe për ta perdorur atë përsëri, edhe pse janë të vetëdijshëm për dëmin që u shkakton. Të gjithë janë të vetëdijshëm që duhanpirja është e dëmshme për shëndetin. Prandaj, shumica e atyre që pinë duhan, duan që ta ndërpresin perdorimin e tij. Në fakt, 35 milion njërëz në vit, bëjnë përpjekje serioze për të ndërprerë duhanpirjen. Fatkeqësisht, shumë prej atyre që provojnë ta ndërprejnë vet duhanpirjen, pa kërkuar ndihmë, i rikthehen asaj, brenda javës.

 

A mund të shkaktoj nikotina varësi?

Po. Në fakt është nikotina, si përbërës kryesor i duhanit, që shkakton varësi. Çdo cigare përmban rreth 10 miligram nikotinë. Dukeqenëse, një përdorues i cigares e thith vetëm një pjesë të tymit të duhanit, jo e gjithe nikotina absorbohet në mushkëri, por vetëm 1 deri në 2 miligram e saj. Edhe pse kjo sasi mund të duket e vogel, është e mjaftueshme për ta bërë dikë të varur prej saj.

 

A është nikotina i vetmi përbërës i dëmshëm i duhanit?

Jo. Nikotina është vetëm njëri nga 4000 përbërës kimik të duhanit, shumë prej të cilëve janë helmues, e që gjenden në tymin e duhanit. Shumë prej këtyre përbërësve  kimik të duhanit,  as që do të na kishte shkuar mendja që, në forma tjera, t’i fusim në organizmin tonë, siq është katrani, monoksidi i karbonit, etj. Katrani mund të shkaktoj kancer të mushkërive dhe sëmundje të bronkeve, ndërsa monoksidi i karbonit mund të shkaktoj probleme të zemrës, e që është  një arsye, pse duhanpirësit janë në rrezik të lartë prej sëmundjeve te zemrës.

 

Si përdoret duhani?

Duhani mund të tymoset në fomrë të cigarës, puros, dhe nargjilës (tymosja e duhanit përmes një tub uji). Mund edhe të përtypet, ose nëse është në formë të pluhurit edhe të nuhatet. Shumë të rinjë mund të mendojnë që nargjila është forma më pak e dëmshme e duhanpirjes. Mirëpo, edhe përmes kësaj forme, nikotina dhe përbërësit tjerë të duhanit, arrijnë në organizëm dhe jane po aq të dëmshëm dhe mund të krijojnë varësi, sikurse forma e cigares.

 

Si arrin efekti i duhanit në tru?

Pas çdo pufi të tymit të duhanit, një duhanpirës i fut  në mushkëri, nikotinën dhe substancat e tjera të dëmshme të duhanit, prej nga ato absorbohen dhe kalojnë në qarkullimin e gjakut. Nevojiten vetëm 8 sekonda që nikotina të arrij në tru. Me këtë rast, në tru ndodhin disa ndryshime, duke bërë që të lirohen disa substanca kimike që quhen neurotransmiter, funksioni i të cilave është bartja e mesazheve ndërmjet qelizave të trurit. Neurotransmiteri i quajtur dopaminë, lirohet në sasi normale kur përjetojmë gjëra të këndshme,p.sh. kur hamë ushqim të mirë, kur merremi me aktivitetin tonë të preferuar ose kur i kemi pranë njerëzit që i duam. Por duhanpirja ndikon që dopamina të lirohet në sasi shumë të madhe, e cila është përgjegjëse për ndjenjën e kënaqësisë kur pihet duhan. Megjithatë, kjo kënaqësi zhduket shumë shpejtë, duke e bërë përdoruesin e duhanit, të ketë dëshirë të papërmbajtur për ta ndezur cigaren një pas një, duke kërkuar që ta përjetojnë të njëjtën kënaqësi si në fillim.

 

Çka ndodh kur dikush dëshiron të ndërpresë përdorimin e duhanit?

Kur një person dëshiron të ndërpres duhanipirjen, ai do të përjetojë disa simptoma jo të këndshme, që vijnë si pasojë e largimit të nikotinës dhe përbërësve të tjerë të duhanit, më prezencën e të cilave është mësuar organizmi. Këto simptoma mund të jenë: irritueshmëria, vështirësi për të fjetur,  vështirësi në përqendrim dhe vëmendje, shtim i oreksit dhe dëshirë e zjarrtë për ta ndezur cigaren përsëri. Kjo dëshirë e zjarrtë për nikotinë mund të zgjasë për 6 muaj ose edhe më shumë. Këto simptoma arrijnë kulmin në ditët e para pas ndërprerjes dhe zakonisht largohen me kalimin e javëve. Ndërprerjen duhanit e vështirësojnë më tepër, sjelljet dhe shprehitë e ndërlidhura me duhanpirjen, p.sh,  ndezja e cigares pas ushqimit, shikimi ose nuhatja  e erës së cigares, rituali i marrjes, prekjes dhe ndezjes së cigares, njerëzit me të cilët shoqërohesh kur pinë duhan, etj. Këto mund të jenë faktorë të rëndësishëm për ta shtuar akoma më tepër ose për ta shfaqur prapë këtë dëshirë dhe nevojë të madhe për të pirë duhan, edhe pas disa muajsh ose vite pas ndërprerjes së duhanpirjes.

 

Cilat janë dëmet shëndetësore që i shkakton duhanpirja?

Përdorimi i duhanit e dëmton çdo organ në organizmin e njeriut. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri është dy herë më i madh tek njerëzit që përdorin duhan se sa tek ata që nuk përdorin. Kanceri që shkaktohet nga duhanpirja është kanceri i mushkërive. 

Njerëzve që pinë duhan, po ashtu, u dëmtohet ndjesia e nuhatjes dhe shijes, nuk e kanë qëndrueshmërinë e njëjtë si më parë për tu marrë më sporte. Pas një kohe të gjatë të përdorimit të duhanit, lëkura u plaket më shpejtë dhe u zverdhen dhëmbët.

Duhani nuk i dëmton vetëm ata që pinë duhan, por edhe ata që janë të ekspozuar në tym të duhanit sidomos fëmijët dhe gratë shtatzëna, të cilët po ashtu janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve tjera.

 

Share